Akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, të rinjtë shqiptarë kapen mat nga policia italiane

Aktualitet

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar, të akuzuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, një natë më parë u arrestua në Nova Siri, në Matera, shtetasi Bashkim Bushi, 31 vjeç.

Ai u ndalua për kontroll në automjetin të cilin drejtonte, ku edhe iu gjet një zarf që përmbante rreth 120 gram kokainë të pastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, një tjetër shtetas u arrestua, teksa u kap mat duke i shitur kokainë një klientë. Bëhet fjalë për shtetasin Halil Skordha, 21 vjeç, i cili u largua me vrap sapo pa policinë. Sipas të dhënave, shtetasi në fjalë kishte mbërritur në muajin korrik të këtij viti me një vizë turistike ende të vlefshme.

Me vete atij iu gjetën 300 euro dhe 7 gram kokainë gati për shitje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Via Perugino, policia gjeti të tjera sasi kokaine dhe 2 mijë e 600 euro.

Vlera e drogës së konfiskuar, e cila shitej me rreth 50 euro për gram, arrinte në rreth dhjetë mijë euro.

 

 

ME TE LEXUARAT