Aksion antigrogë, arrestohet moderatori i njohur shqiptar

Kosovë&Rajon

Një aksion antidrogë, i zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit ka vënë në pranga 19 persona, mes tyre edhe një moderator shqiptar.

Pas hetimeve, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik ka zhvilluar operacionin ndërmjet datave 4 dhe 7 gusht në rajonin e Prizrenit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit dyshohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotikëve, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka rrëfyer për “KALLXO” se në pranga u vunë plot 19 vetë.

Në këtë listë është edhe një nga moderatorët më të komentuar, Mentor Shuki, autor dhe drejtues i emisionit televiziv “Me SHUKIN”.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur masën arrest shtëpie prej një muaji për prezantuesin deri në zhvillimin e procesit kundër tij dhe vendosjen e dënimit.

Mentor Shuku akuzohet se ka kryer veprën penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

ME TE LEXUARAT