Aksidentoi tre mjete në në Qafë-Thanë duke plagosur tre persona, arrestohet rumuni

Kliko per me shume info

Policia e Korçës ka arrestuar një 41-vjeçar nga Rumania, pasi shkaktoi një aksident me tre të plagosur.

Blutë njoftojnë se ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Qafë Thanë – Pogradec, ndërsa u arrestua shtetasi Craciun Elisi, banues në Bukuresht. I arrestuari teksa drejtonte mjetin tip “Land Rover ”, me targë B211 LXE, është përfshirë në një aksident duke u përplasur me tre mjete të tjera konkretisht:

Kliko per me shume info

– Mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.Ll, 47 vjeç, banues në Strugë- Maqedoni;
– Mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E.D, 21 vjeç, banues në Stamboll-Turqi;
– Mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.A, 32 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit turq, E.D dhe A.T drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit tip “Ford”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here