Aksidentohet me makinë drejtori i Spitalit Ushtarak, Bushi: Mjetin e drejtoja unë

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të Spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.

Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan ka konfirmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT