Aksidenti me vdekje, PD i drejtohet Ramës: Tërhiq mbrojtjen speciale për deputetin Aqif Rakipi

Kliko per me shume info

Partia Demokratike i është rikthyer sërish aksidentit që shkaktoi deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi, nga i cili mbeti i vdekur shtetasi Seit Sorra. Një javë pas këtij aksidenti, Partia Demokratike denoncon mosveprimin e prokurorisë për sa i përket këtij aksidenti.

Sipas selisë blu, deputeti Rakipi ka kryer veprën penale të ikjes nga vendi i ngjarjes, vepër e cial dënohet deri në 1 vit burg. Ky favorizim sic e quajnë demokratët vjen për shkak të miqësisë së deputetit Rakipi me kryeminsitrin Edi Rama.
Partia Demokratike i bën thirrje deputetit Rakipi të heqë dorë nga mandati i tij dhe të shkojë përpara drejtësisë si qytetar i thjeshtë.

Kliko per me shume info

PD i bën thirrje kryeministrit Rama “të tërheqë mbrojtjen speciale që po i bën deputetit pasi këto janë rastet në të cilat shihet nëse drejtësia funksionon njësoj apo për miqtë e kryeministrit ka favorizime”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here