Aksidenti tragjik në Tiranë, reagon deputeti: Pse u largova nga vendngjarja

Një ditë pas aksidentit fatal në Tiranë një ditë më parë ku humbi jetën një person, ka reaguar deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi.

Ky i fundit ishte shkaktari i aksidentit.
Përmes një statusi në FB, deputeti shkruan:
Deklarata e Rakipit
“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi.

Kliko per me shume info

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.
Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.
Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.
As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.
E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë.
Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”.

SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here