Aksidenti tragjik në rrugën Kavajë- Durrës, vdes shoferi 21 vjeçar. Zbulohen pamjet e para (Foto +16)

Kliko per me shume info

Një 21 vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të frikshëm në autostradën Kavajë – Durrës ditën sotme.

Policia bën me dije se mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç, ndërsa janë plagosur rëndë dy pasagjerët.

Kliko per me shume info

Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.

Më datë 14.08.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 10:30, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Kavajë – Durrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në autostradën Kavajë – Durrës, mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here