Aksidenti tragjik në Kavajë/ Shpejtësia i shkatërroi jetën, ja 21 vjeçari që vdiq dje (Foto)

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, një aksident i frikshëm në autostradën Kavajë- Durrës i mori jetën 21 vjeçarit me iniciale K. R., banues në Kavajë.

I riu, i cili mendohet se po drejtonte në shpejtësinë përtej normave, është përplasur rëndë me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë, duke shkatërruar pjesën e parme të makinës së tij, gjë që i shkaktoi përfundimin fatal. Sipas informacioneve jo zyrtare, 21 vjeçari ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe se kishte humbur jetën në vend.

Kliko per me shume info

Po ashtu, mësohet se viktima ndodhej i vetëm në makinë në momentin e tragjedisë.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 14.08.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 10:30, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Kavajë – Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Në autostradën Kavajë – Durrës, mjeti tip “Skoda”,me drejtues shtetasin K.R., është përplasur me pjesën e mbrapme të mjetit tip kamionçinë me drejtues shtetasin E.Z.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, shtetasi K.R., 21 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon punën në vendngjarje për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here