Aksidenti me pasagjerët kosovarë në Milot, policia zbardh ngjarjen: Si u dogj autobuzi

Aktualitet

Ditën e sotme një autobuz është djegur në ecje në Milot, ndërsa brenda kishte pasagjerë kosovarë.

Një reagim zyrtar vjen nga policia e Kurbinit nga kjo ngjarje, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 26.08.2017, është marrë njoftim se në Fushë-Milot, ka marrë flakë një mjet autobus i Kosoves.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale. Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT