Aksident tragjik në Mal të Zi, kush është 29-vjeçari nga Tirana që humbi jetën, plagoset miku i tij

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT