Aksident tragjik në Itali, shqiptari i dehur përplaset me një makinë tjetër, vdesin 3 persona

Kliko per me shume info

Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave është rapaortuar në Itali gjatë natës.

Mësohet se dy gra dhe një burrë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur kanë mbetur të vdekur në vend, pasi makina e tyre është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një shqiptar. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në aksin mes daljes së Trani e Boccadoro, disa kilometer në veri të Barit.

Kliko per me shume info

Për shkaqe që ende pritet të sqarohen një makinë nxori jashtë rruge një tjetër, e cila më pas përfundoi në flakë. Pasagjerët në makinë mbetën mes llamarinave dhe pas ndërhyrjes për ta nuk mund të bëhej asgjë, kishin ndërruar jetë.
Toyota Aygo mori flakë e goditur nga një Fiat Stilo që me gjasë ishte me shpejtësi shumë të madhe. Në të ishin dy shqiptarë. Njëri prej tyre, një 22-vjecar rezultoi pozitiv ndaj testit të alkolit dhe u arrestua menjëherë me akuzën e shkaktarit të aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here