Aksident tragjik në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humb jetën 33-vjeçari (Foto)

Aktualitet

Një aksident tragjik është raportuar në orët e para të kësaj të mërkure, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku humbi jetën një 33-vjeçar.

Mësohet se viktima është shtetasi Kristo Baçellari, 33-vjeç dhe banues në Podinë të Korçës. Ky i fundit ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Ford” me targa AA761HV kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Për pasojë drejtuesi 33-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon ende për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak :

Më datë 09.08.2017, jemi njoftuar se në rrugën nacionale Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K.B, rreth 33 vjeç, banues në Porodinë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA761HV, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT