Aksident tragjik në Greqi, vdes 17-vjeçari nga Shqipëria, në gjendje të rëndë shoku i tij

Aktualitet

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

17-vjeçari nga Shqipëria po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën. Dëmtimet që kishte pësuar rezultuan fatale për shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga shqiptari. Aksidenti ka ndodhur në Lefkada pasditen e djeshme. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e 17-vjeçarit shqiptar që humbi jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT