Policia i gjen 517 kg drogë në afërsi të banesës, arrestohet 54-vjecari në Memaliaj

Kliko per me shume info

Policia bën me dije se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “BISHANAJ”, ku ka sekuestruar 517 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 1440 fishekë luftarakë.

Droga është gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e Naim Bishanit, 54-vjec, banues në Zhapokikë, Memaliaj, i cili është arrestuar nga Policia.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Zhapokikë, shtetasi me iniciale Q.R, 63 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “BISHANAJ”.

Sekuestrohen 517 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa kërcej e gjethe, si dhe 1440 fishekë luftarëkë.

Ndalohet një shtetas, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zhapokikë.

Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “BISHANAJ”.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua shtetasi :

Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

Q.R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here