7 drejtorë të MAS padisin Mirela Karabinën: Stres i paparë, dhunë fizike ndaj punonjësve

Kliko per me shume info

Shtatë drejtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve kanë kallëzuar penalisht në Prokurori ministren teknike Mirela Karabina për “shpërdorim detyre”.

Drejtori i Sporteve, Vladimir Gjoni ka deklaruar për mediet se Mirela Karabina ka intimiduar stafin e MAS duke theksuar se ka pasur edhe raste dhune fizike ndaj punonjësve.
“E ka kthyer ministrinë e Arsimit në një stres të paparë. I kërkojmë Prokurorisë ta ndjekë me përparësi këtë çështje.

Kliko per me shume info

Janë përmendur të gjitha në kallëzimin penal. Për dhunën ka raste. Një rast i pastër, kur është ndaluar sekretari i MAS nga dy punonjës siç i quan ajo por që s’janë as punonjës, që kanë ndaluar me forcë hyrjen e tij, derisa kanë shkatërruar edhe derën, kjo është skandaloze”, tha drejtori Gjoni edhe në emër të drejtorëve të tjerë në MAS.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here