39- vjeçarja ndihej e kërcënuar, zbulohet letra që i kishte shkruar ambasadorit Lu: ‘’ Burri do më vrasë’’

Kliko per me shume info

Të tjera detaje janë zbuluar nga konflikti i mëparshëm i gjyqarës Fildes Hafizi, me ish- bashkëshortin e saj, i cili e qëlloi për vdekje ditën e sotme.

Mësohet se 39 vjeçarja i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë. Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem.

Kliko per me shume info

Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga “BalkanËeb” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here