27 vjeçarja nga Vlora u sulmua me acid katër vite më parë, shfaqet për herë të parë në ”FB”: Nuk kam më frikë (Foto)

Kliko per me shume info

Vilma Dule nuk është dorëzuar. Kanë kaluar 4 vite qëkur u sulmua barbarisht nga një i panjohur me acid.

Ajo është shfaqur në FB, duke treguar sesi është shpërfytyruar që pas asaj kohe. 27 vjeçarja nga Vlora punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, dhe më 27 gushtit 2013 kur ishte duke dalë nga shtëpia ajo u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Kliko per me shume info

Vete Vilma ka postuar nje pjese te historise se saj ne Facebook, ku dhe tregon se tashme eshte me e forte.

Postimi
“4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit.Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes.Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë.Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet.Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj.Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”- shkruan Vilma Dule.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here