26-vjeçari ndalohet nga policia, qeni antidrogë i zbulon kokainën. E pabesueshme ku e kishte fshehur

Aktualitet

Një shtetas shqiptar është dënuar me 39 muaj burg në Gjykatën e Lewes, pasi merrej me trafik droge dhe akuzat mbi të ishin shitje e lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.

Identiteti i tij u zbulua nga mediat britanike të cilat shkruajnë se bëhet fjalë për shtetastin Zan Cekaj i cili do duhet të paguajë edhe një gjobë 170 paund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zan Cekaj u ndalua nga policia në Brighton më 5 qershor, ndërsa ngiste një Peugeot 307, me dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Pas kontrollit, me ndihmën e qenit antidrogë, në automjet u gjetën të fshehura disa doza kokaine brenda çorapeve.

Cekaj kishte fshehur edhe 1 mijë stërlina. Ai u pa se përdorte një patentë false rumune.

ME TE LEXUARAT