130 bimë kanabis në Shkodër, policia shokon me deklaratën: Kishin mbirë vetë

Aktualitet

Vijon kontrolli anti-kanabis në vend, ndërsa mësohet se në Shkodër, janë asgjesuar 271 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Mësohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, se në bazë të informacineve policore dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, vendi i quajtur Prangull, lagja Marknonaj, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara të vetmbira në mënyr të çrregullt dhe u asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 130 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, në fshatin Mgull, vendi i quajtur Poshtë Qafës së Mgullës, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan gjithsejt 141 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këto raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve Narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT