1.1 mln euro kanabis në Patra, shpallen në kërkim 2 shqiptarë

Kliko per me shume info

Autoritetet greke kanë zbuluar një plantacion të madh me bimë narkotike në një zonë pyjore të Aigialeia në Patra.

Sipas informacioneve, u gjendën 750 bimë kanabis të mbjella në një parcelë 200 metra të gjatë, ndërkohë që u arrestua një 35-vjeçar, i cili tentoi të arratisej, por pa sukses. Në bazë të hetimeve, rezulton se të përfshirë janë edhe dy shqiptarë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info

Identiteti i tyre nuk është bërë publik.
Policia greke thotë se fitimi nga kjo parcelë me kanabis përllogaritet në rreth 1.1 milionë euro, nëse droga do të shitej me çmim pakice në ishujt grekë dhe qytete të tjera të Greqisë, ku dhe çmimi është relativisht më i shtrenjtë.
Bimët e kanabisit ishin kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, shkruan tvklan, duke marr ujin nga një burim aty pranë.
35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here