Zbulohet shkaku i krimit në Bathore, dëshmia e 21-vjeçarit në polici: I shkatërrova jetën motrës, martohej pas 3 javësh

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit në Bathire që vrau babain dhe plagosi rëndë nënën e tij.

Para policisë, Mirald Metallari është shfaqur i penduar, teksa pranon se ka qëlluar mbi të atin. “Më kërkoi të ndërtoja një bordurë betoni. Unë e kundërshtova. Debatuam, rrëmbeva armën dhe e qëllova. Plumbat prekën nënë, ndërhyri për të na ndarë. Shkatërrova jetën e motrës, do martohej pas tre javësh”, tha 21-vjeçari në dëshminë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rënë ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta në banesën e familjes Metallari, ku 21-vjeçari pasi qëlloi mbi të atin 62 vjeç, me armën e shërbimit të këtij të fundit, ka marrë nënën e plagosur po nga ai vetë për ta transportuar drejt spitalit. Por gjatë transportit është arrestuar nga policia, e cila u sinjalizua në numrin e emergjencave për të shtënat me armë në zonën e Bathores nga banorë të zonës.

ME TE LEXUARAT