Zbulohet kandidati kryesor për kryetar në Kuvendin e Kosovës

Kliko per me shume info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti ka bërë me dije se kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, do të jetë sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili edhe në legjislaturën e kaluar ka udhëhequr organin më të lartë të shtetit.

Hoti tha sonte për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se sa të zyrtarizohet procedura do të fillojë procesi i zgjedhjes së organeve të shtetit.

Kliko per me shume info

“Me Kushtetutën e Kosovës është e përcaktuar si shkon procedura. PDK-ja i ka bërë përgatitjet edhe me koalicionin. Kandidati ynë është zoti Ramush Haradinaj. Z.Veseli dhe z.Haradinaj i kanë numrat brenda sallës së Kuvendit të Kosovës”, tha Hoti.

Sipas tij nëse do të votonin këtë qeveri, opozita nuk do të gabonte. Ai ka thënë se minoritetet në Kosovë i kanë të drejtat dhe do të jenë pjesë e institucioneve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here