Zbardhen përgjimet për vrasjen e aktorit: S'kanë shku lekët te shpia, thuaji se do flasi Koli

Aktualitet

Zbardhet skema e përgatitjes së atentatit ndaj Mishel Prelës më 20 korrik 2017 pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë. 31-vjeçari mbeti i plagosur në këtë atentat ndërsa në pranga policia vuri të dyshuarin si porositës së krimit, ekzekutorin por dhe bashkëpunëtorët e krimit.

Aktori Mishel Prela ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën, ndërsa për eliminimin fizik të tij ishin planifikuar të jepeshin plot 80 mijë euro. 50 mijë euro do të jepeshin menjëherë pas vrasjes ndërsa 30 mijë të tjera do të jepeshin deri në fund të këtij viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ora News zbardh deklaratat e të akuzuarve në polici por dhe përgjimet ambientaliste që janë bërë në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës mes Miklar Tolës dhe vëllait të tij.

Porosia për vrasjen kundrejt 80 mijë eurove, si kishte nisur ndjekja një muaj e gjysmë më përpara, kur do të jepeshin paratë dhe si do të bëhej ndarja

Plani për eliminimin fizik të Mishel Prelës

Miklar Tola i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në prani të avokates së zgjedhur kryesisht, ka deklaruar : “Njihej me shtetasit Ervin Zallumi dhe Shkëlzen Buci. Rreth një muaj e gjysmë më parë e ka takuar Shkëlzenin dhe gjatë bisedës Shkëlzeni i ka thënë se Ervini i kishte ofruar shumën e 50 mijë eurove në dorë me qëllim që të vriste shtetasin Mishel Prela. Pas realizimit do t’i jepte dhe shumën 30 mijë eurosh të tjera.”

Deklarimi i Shkëlzenit -…. Në një moment të dytë në shtëpinë e Ervinit, pranë “Shkollës së Kuqe”. Gjatë bisedës Ervini i ka kërkuar Shkëlzenit për të hequr qafe një person që Ervini e kishte hasmëri, pasi kohë më parë ky person e kishte goditur me thika. Personi në fjalë quhej Mishel Prela, dhe për këtë problem kishte bërë dhe burg.

Ervini i ka thënë Shkëlzenit se për këtë punë do i jepte rreth 50 mijë euro në dorë, pasi të kryhej vrasja dhe një një shumë tjetër prej 30 mijë eurosh deri në fund të këtij viti.

Ervini i jep pistoletën Shkëlzenit. Provat në Dajt

“Të nesërmen janë takuar përsëri po tek shtëpia e Ervinit dhe ai i ka dhënë një pistoletë TT me krehër brenda. Shkëlzeni sqaron se këtë episod e ka regjistruar me një telefon nokia tip i vjetër dhe për siguri e kishte futur tek reflektori që shërben për ngrohje. Në momentin që policia i ka shkuar në banesë më 21 korrik ua ka dorëzuar këtë telefon atyre.”

Si do të ndaheshin 80 mijë eurot

Pasi ka marrë pistoletën nga Ervini ka takuar shokun e tij Miklar Tolën dhe i ka kërkuar ndihmë për realizimin e eliminimit të një personi, ku Miklari duhej vetëm të ndiqte lëvizjet e Mishel Prelës dhe kur të realizonin vrasjen Shkëlzeni do i jepte Miklarit 25 mijë euro. Rreth një muaj e gjysmë më parë, ai e kishte marrë pistoletën e përmendur më lart dhe kishte shkuar në Malin e Dajtit duke qëlluar rreth 5-6 herë me këtë armë, por nuk kishte përdorur fishekët që i kishte dhënë Ervini. Pasi kishte marrë armën, disa ditë me radhë ishte munduar të gjente Mishelin, por dy apo tre herë në zonën e Selvisë, nuk kishte pasur mundësi ta godiste me armë. Në këtë rast kishte qenë vetëm dhe jo me Miklarin.

Plani për ta kryer vrasjen i vetëm

Më 20 korrik rreth orës 20:00 kishte shkuar në zonën e Selvisë dhe po pinte një dhallë dhe aty Miklari i kishte dërguar sms ku kërkonte të pinte një kafe. Deklaruesi është përgjigjur në sms se nuk bëhej në kafe dhe se kafen do ta pinte vetëm, duke e lënë të nënkuptohet se Shkëlzeni e kishte ndarë mendjën për ta kryer vrasjen i vetëm. Më pas Miklari ka shkuar në tavolinën e tij, janë çuar të dy dhe kanë shkuar në makinën e Miklarit dhe kanë qëndruar në këmbë.

Në një moment, Shkëlzeni, (deklaruesi) ka vënë re se Mishel Prela po lëvizte me biçikletë nga gjimnazi “Partizani” në drejtim të Selvisë. Ai ka filluar ta ndjekë nga pas dhe në kroskotin e automjetit të Miklarit ka harruar telefonin e tij Nokia. Pasi e ka ndjekur nga prapa, në momentin që Misheli ka qenë përballë gjimnazit “Partizani” ka nxjerrë nga brezi pistoletën e ka mbushur dhe ka qëlluar të gjithë fishekët që ishin në pistoletë në drejtim të Mishelit. Në këto momente deklaruesi ka humbur kontrollin dhe është larguar në këmbë nga rrugica që të çon tek “Pazari i ri”.

Rrugës kur po shkonte tek “Pazari i ri” është takuar me Miklarin dhe të dy së bashku kanë shkuar në sheshin “Avni Rustemi”. Kanë marrë një taksi dhe janë larguar në drejtim të shkollës “Bajram Curri” dhe janë larguar në banesë.

Më pas Shkëlzeni ka deklaruar se është larguar për në banesën e tij.

Mishel Prela rende ne spital – Në datën 20 korrik gjatë kohës që Mishel Prela ka qenë duke udhëtuar me biçikletën etij në afërsi të vendit të quajtur gjimnazi “Partizani” një person i paidentifikuar ka zbritur nga një automjet dhe pasi ka shtirë disa herë në drejtim të tij, me armën tip pistoletë që mbante në dorë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e këtyre të shtënave Mishel Prela ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, dhe rezulton se është në gjëndje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja të fishekëve luftarakë, kalibri 7.62 mm, një predhë metalike e deformuar dhe kapele me mbishkrimin Argentin, një aparat telefoni celular Nokia

Miklari mori makinën e të shoqes – Nga verifikimet e kryera është bërë identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët e mundshëm të kësaj vepre penale

Benz Mercedez me targa AA 563 FP, i cili ishte në pronësi të R.T, bashkëshortes së Miklar Toles.

“Natën e krimit automjeti është përdorur nga Miklari, i cili thotë se e ka lënë afër gjimnazit “Partizani” me pretendimin se e kish lënë nafta dhe nuk kishte siguracion dhe do ta merrte të nesërmen. Gjatë kontrollit është gjetur telefoni Nokia 067 24…. ( Telefoni i Shkëlzenit. Shënim i redaksisë)

Përgjimet ambientale në polici

Prokuroria ka vënë si provë para gjykatës dhe përgjimet e bisedave ambientale mes Miklar Tolës që thirret ndryshe dhe me emrin “Koli” dhe Ermir Tola, vëllait të tij.

Gjatë transkipteve Ermiri i ka thënë Miklarit që “je ngatërruar me ndonjë gjë” dhe Miklari i përgjigjet “Po. Ej ato asnjë. Kur të dalësh tako G… dhe duhet me gjet patjetër. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol G… por më tha Koli thua e nigjo? S’kan shku lekët sot pasdite tek shpia?

Ermiri: S’kanë shku lekët?

Miklari: Eee afrou.. S’kanë shku lekët sot pasdite tek shpia dhe avokati më i mirë të vijë këtu e të më nxjerrë thuj. ..E di vetë ai shoku se çfarë do e gjejë. Do flasi Koli thuaj.”

Ermiri: Te qe.. lekët mos mbaj asnjë që them

Miklari: Nuk kam mbajt asgjë unë o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerr njeri gjo. Skam car mbaj nuk kam bo gjo unë me dorën time o shok më hajn k…

….

Ermiri: Ku ta gjejm Xenin

Miklari: Në telefon o burrë e ka numrin G…

Fol me G… mos e ka G… numrin e telefonit, ose merr E…, po nuk e gjete dot numrin, dhe thuaj më jep pak atë numrin që të ka çuar mesazh Koli, dje thuaj. Është 66 41 …. A në rregull . Nuk kanë shkuar lekët tek shtëpia, thuj. Të përgatitet ai shoku për arrati. Thuj, në rregull.

Ermiri: Për ku me u përgatit?

Miklari: Për këtu në vendin tim, se çar

Ermiri: Sa lekë?

Miklari: Janë nja 30 mijë euro, 30 mijë euro.

Ermiri: Dhe për ato je tu rreziku?

Miklari: Po jo shoku, unë nuk kam asnjë lloj rreziku rrot k…më rruajn… më i miri, se s’kam shti

Ermiri: Kush ka shti?

Miklari: S’ka ç të duhet ty. … dy e kanë kap në këmbë, një në stomak.. po ca më plasi trapi .. i kanë ca zorrën e trashë e ku di unë. Kështu thuj, e more vesh. Për të fol Koli nuk ka fol nuk ka nxjerrë njeri thuaj. E të rrij i qetë ama lekët tek shtëpia dhe muj për muj rrogën 500 euroshin tek shtëpia. Edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj, se Koli nuk ka lekë me e pagujt.

Ermiri: Si, si?

Miklari: Lekët tek shtëpia sot pasdite. Sa të japë ai, o 25 o 30, po mund të japë dhe më shumë.

Ermiri: Kaq ti them?

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuaj më ka thënë Koli, fol me atë dhe deri më sot s’kanë vajt lekët tek shtëpia. Ka thënë Koli se nuk do të kalbet Koli 20 vjet brena për bythën e atij. … Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru që ta di unë nëse nuk bëhet ajo të flas unë o shoku. Të iki në shtëpi unë.

Ermiri: Po të solla paketë dhe ujë ta dish që kanë shku lekët

Miklari: Paketë dhe ujë?

Ermiri: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare.

Miklari: Paska harru telefonin në makinën time dhe e kanë gjet këto. Vetëm ajo ma q… nane mu. Nuk është i imi. Nuk di gjë i thashë unë. Ene Trimin e kishin marrë mrenë

Ermiri: Aty ishte.

Miklari: Aaaa?

Ermiri: Aty përjashta ishte

Miklari : Po ishte larg kur dola unë

Ermiri: Ku lart?

Miklari: S e piva kafe me atë mramë unë

Takimi një ditë pas atentatit

Një ditë më pas në orën 16:00 ai është takuar me vëllanë e Miklarit, pasi më parë kishin folur në telefon me të. Vëllai i Miklarit i kishte kërkuar ndihmë për të ndihmuar Miklarin.

Gjatë kësaj kohe Shkëlzeni i ka telefonuar Ervinit, por ka rezultuar i fikur.

Rreth orës 19:00 Shkëlzeni është takuar me djalin e dajos së tij. Teksa po luanin biliardo pranë Urës së Babrroit, është kapur nga policia. Më pas i ka çuar punonjësit e policisë në banesë dhe i ka treguar ku ishte arma. I pyetur nga policia se sa herë e kishte ndjekur Mishel Prelën, ai ka deklaruar se e ka ndjekur rreth një muaj e gjysmë, që nga momenti kur Ervini i kishte dhënë armën.

Ai përpara tre apo 4 ditësh kishte komunikuar me Ervinin për ngjarjen në fjalë, ku Ervini e ka pyetur nëse e kishte parë Mishelin. Dhe më pas i kishte thënë “.. ti nuk je i aftë për këtë punë e nuk e bën dot..”

Pas deklarimeve të dhëna nga personi nën hetim, Shlëzen Buci është ushtruar kontrolli i banesës. Në vendet e treguara prej tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë së bashku me karikatorin me 8 fishekë, një fishek tjetër dhe një aparat telefonik i markës Nokia të cilin e kishte fshehur brenda një rezistence.

Ervin Zallumi mohon lidhjet me ngjarjen

Ervin Zallumi i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit “zhvillohen hetime” mohon të ketë dijeni për plagosjen e Mishel Prelës por pohon se e njeh dhe shpjegoi: Para 7 vitesh është plagosur me thikë nga ky shtetas dhe më pas nuk kishte pasur problem më me të. Ai shpjegon se më 20 korrik nga ora 19:00 – 21: 40 kishte qenë në banesën e tij dhe më pas kishte dalë nga banesa dhe kishte pirë kafe me disa shokë tek Pazari i Ri. Lidhur me këtë ngjarje është informuar nga interneti, ku kishte mësuar se ishte plagosur Mishel Prela

Me vete Ervin Zallumit i është gjetur një aparat i telefonit Nokia me nr 069 … të cilin e ka deklaruar se e kishte aktivizuar ditën e sotme. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nuk mbante mënd numrin e telefonit që kishte më përpara. I pyetur nga policia nëse Mishel Prela i kishte cuar një person për ti pajtuar lidhur me konfliktin e mëparshëm, ai ka deklaruar se Misheli nuk i ka çuar asnjë person që të pajtoheshin.

Ermir Tola i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ndër të tjera ka deklaruar se: në datën 21 korrik rreth orës 16: 30 ka çuar një mesazh Shkëlzen Bucit me të cilin kishte lënë takim tek Medreseja. Pasi është takuar me të, i ka thënë Shkëlzenit se vëllai i tij ishte futur në birucë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe e ka pyetur se çfarë ka ndodhur pasi vëllai i tij nuk i kishte treguar asgjë. Por Shkëlzeni i është përgjigjur se nuk ka asgjë.

Shkëlzeni ka thënë që “lekët do ti ketë të paguara, shpenzimet do ti ketë të hequra”. Po kështu Ermiri ka dekluar se gjatë bisedës së zhvilluar me vëllanë e tij (Miklarin) në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, Miklari i ka thënë se ndodhej aty për shkak të ngjarjes së ndodhur tek gjimnazi “Partizani” ku ishte plagosur një person dhe gjithashtu Miklari i ka kërkuar të shkonte të takonte Shkëlzenin për ato që ishin “25- apo 30 mijë euro”

Gjykata e Tiranës la sot në burg tre prej autorëve të dyshuar për atentatin me armë zjarri ndaj Mishel Prelës.

Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Ervin Zallumin, Shkelzen Bucin dhe Trim Hidrin, ndërsa la në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike Ermir Tolën. /Ora News/

ME TE LEXUARAT