Vrau komshiun për një vijë uji në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit në gjykatë

924
Kliko per me shume info

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat 57-vjeçarin që të enjten e kaluar vrau bashkëfshatarin në fshatin Jubë.

Në sallën e gjyqit, Asti Mici deklaroi se ishte penduar për goditjen fatale që i kishte dhënë fqinjit të tij Ludovik Lala, pas një sherri për motive të dobëta.

Kliko per me shume info

Sipas autorit, përplasja fizike nisi kur viktima nuk kishte pranuar të lëvizte një zetor të lënë buzë lumit Erzen.

Mici tha se e kishte goditur fqinjin për t’u mbrojtur nga goditja e tij, edhe pse kishte tentuar të ulte gjakrat duke i kujtuar se të dy ishin gjyshër.

52-vjeçari Lala vdiq pas prerjes së arteries femurale nga goditja me kosë në pjesën e sipërme të kofshës.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Eda Kaja e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Micit, baba i 3 fëmijëve, dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “burg pa afat”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here