Vettigu, zgjidhet kryetarja e Kolegjit të Apelimit
Është zgjedhur sot edhe kryegjyqëtarja e Shqipërisë, me reformën e re të drejtësisë dhe vettingun.
Sot është zgjedhur Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj. Ajo është zgjedhur me votim në prani dhe me monitorim e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Natasha Mulaj është anëtare e Kolegjit të Apelimit. Në Kolegjin e Apelimit kanë votuar për kryetaren 7 anëtarët e tij.
Në votim kanë marrë pjesë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schultz.
Këtë e ka konfirmuar me një postim edhe në Twitter, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi.