Vdekja tragjike e yllit të Linkin Park, Chester e kishte paralajmëruar këtë (Video)

Showbiz

Një ditë më parë, lideri i grupit Linkin Park, Chester Bennington, është vetëvarur në banesën e tij në Palos Verdes ku u gjet nga një punonjës.

Mësohet se ylli i muzikës, në momentin e ngjarjes ai ndodhej vetëm në shtëpi. Ai vrau veten pas një historie të gjatë depresioni dhe përdorimi drogash, pas të cilave kishte marrë dhe trajtim mjekësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i 6 fëmijëve thuhet se ndodhej në një gjendje tepër të rënduar së fundmi, veçanërisht pas humbjes së mikut të tij të ngushtë Chris Cornell në muajin maj, i cili gjithashtu u vetëvar.

Por a mund të paralajmërohej tragjedia e yllit të rokut?

Dje, vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, grupi Linkin Park ka publikuar këngën e fundit të tyre me titull: “Talking to Myself” – “Flas me veten”.

Nga vargjet e kësaj kënge duket qartë se këngëtari po kalonte një periudhë jo të mirë pas humbjes së mikut të tij të ngushtë dhe nga vetë vargjet shfaqet dëshpërimi i thellë:

“Më thuaj çfarë duhet të bëj,

Nuk gjej dot rrugën për tek ti,

Dritat janë ndezur, por askush nuk ndodhet në shtëpi,

Ti thua unë nuk kuptoj,

Por ti nuk po më jep një shans,

Kur më le, ku shkove? Ku shkove?”- janë vargjet e para të këngës, të cilat dukshëm i referohen vetëvrasjes së Chris Cornell.

Bota e muzikës prej ditës së djeshme është duke vajtuar ikjen e yllit të muzikës rok, e shfaqur edhe nga miliona komente në rrjete sociale nga fansat që kanë ndjekur ndër vite muzikën e grupit.

https://youtu.be/lvs68OKOquM

ME TE LEXUARAT