Vdekja misterioze e biznesmenit vlonjat, arrestohet vajza që ishte me të në makinë

2001
Kliko per me shume info

Një vajzë 21 vjeçe është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e biznesmenit nga Vlora, Bukurosh Malaj.

46-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pas aksidentit rrugor të ndodhur në aksin Vlorë-Mifol, të premten e kaluar. Policia, pas aksidentit, arrestoi në flagrancë shtetasen me iniciale A.S., e dyshuar si shkaktare e aksidentit me pasojë vdekjen e tij.
21-vjeçarja, sipas Policisë, në momentin e ngjarjes dyshohet se po drejtonte automjetin e markës “Mercedes Benz”, model E 310 D, me targa AA 184 CE, me dokumente të rregullta, pa patentë, ndërsa i ulur si pasagjer në makinë ndodhej dhe biznesmeni Malaj.

Kliko per me shume info

Në momentin e parë të shoqërimit në polici, vajza ka deklaruar se Malaj ishte përplasur nga një kamion në çastin që kishte nxjerrë kokën nga automjeti në ecje e sipër. Por, sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se përplasja fatale ka ardhur gjatë kohës kur Malaj me makinën e tij po i mësonte drejtimin e automjetit 21- vjeçares A.S.
Kjo e fundit në një moment të caktuar dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një automjet tjetër. Për pasojë, 46-vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë për në spital.
Dyshohet se biznesmeni Malaj kishte lidhje intime me vajzën dhe se gjatë deklarimeve të saj në Komisariatin e Policisë në Vlorë, ajo është përpjekur që të fshehë të vërtetën mbi ngjarjen, për t’iu shmangur më pas përgjegjësive penale që do të rëndonin mbi të, citon panorama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here