Vdekja miserioze e biznesmenit nga Vlora, zbulohet dëshmia e femrës që e shoqëronte

Kliko per me shume info

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është raportuar në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bukurosh Malaj biznesmen. Ky i fundit, është ndarë nga jeta në rrethana misterioze, duke iu referuar dëshmive të familjarëve, dhe femrës që e shoqëronte. Familjarët e tij, dyshojnë se nuk bëhet fjalë për një aksident, nisur edhe nga dëshmia e shoqërueses së Malajt.

Kliko per me shume info

Sipas saj, biznesmeni ka qënë duke udhëtuar me të në makinë, kur është përplasur nga një kamion dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, ndërsa biznesmeni është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka qëndruar për tre ditë në koma, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.
DËSHMIA E SHOQËRUESES
Shoqëruesja e bznesmenit ka deklaruar në polici se ka qënë duke udhëtuar me biznesmenin kur ky i fundit ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës. Pikërisht sipas saj, ky ka qënë momenti fatal, pasi e ka përplasur një kamion. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe biznesmeni i ndjerë është transportuar me urgjencë në spital.
DYSHIMET E FAMILJARËVE
Për BalkanËebse, familjarët kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here