Vasili sulmon Ramën: Lëri dëgjesat e gallatës, zhblloko kaosin e pushuesve në Jug

Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është ankuar në lidhje me punimet që bëhen në jug gjatë sezonit të plazhit. Në një status në Facebook, ai shkruan se “në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime”.

Statusi i Vasilit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin. Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.

Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT