FOTO, 500 ushtarë të rinj amerikanë zbarkojnë në Kosovë

Kliko per me shume info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 korrik do të dërgojnë në Kosovë 500 ushtarë të rinj nga Teksasi, Karolina e Veriut, Kalifornia dhe Nju Jorku, dhe kjo sipas gazetës amerikane Stars and Stripes, e cila raporton për ushtrinë, shkaku se në Kosovë mund të ketë tensione.

Këta ushtarë në Kosovë është paraparë të qëndrojnë për rreth nëntë muaj.

Kliko per me shume info

Gazeta shkruan tutje, se tensionet në Kosovë janë rritur sidomos pas zgjedhjeve nacionale të qershorit, ku partitë nacionaliste shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Ndërsa, në anën tjetër partia politike serbe besnike ndaj Beogradit ka fituar një numër të madh votash nga minoriteti serb.

“Serbët lokal, të cilët në fillim ishin kundër mbrojtjes së NATO’s, tani duan që trupat ushtarake të NATO’s të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë që ta mbrojnë komunitetin serb”, shkruan tutje kjo gazetë amerikane, përcjell Metro.

NATO së fundi ka përdorur veton karshi nismës së autoriteteve kosovare për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Misioni paqeruajtës i NATO-s ka marrë një rëndësi të veçantë muajt e fundit pas disa zënkave më mes të Kosovës dhe Serbisë.

Komandantët e NATO’s thonë që roli i tyre kryesor është të sigurojnë një dialog pa pengesa në mes të dy komuniteve armiqësore mes vete.

Profesori Folorian Bieber, koordinator për Ballkan në Grupin Këshillues të Evropës, tha se ushtarët amerikanë janë fillimisht duke e përmbushur një rol simbolik në Ballkan. “Mirëpo simbolika mund të jetë me rëndësi jetike”, tha ai, duke shtuar se si e tillë mund të merret si një shenjë përkushtimi ndaj Kosovës.

Kosova është kandidat potencial për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian (BE), dhe Serbia është në mes të negociatave për t’u bërë shteti i radhës i BE’së. Por, ende mbetet e paqartë nëse të dy vendet janë të gatshme t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre historike për të punuar brenda një kornize të përbashkët.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here