Tymi i vullkanit krijon imazhin e frikshëm në qiellin e Italisë

Kliko per me shume info

Imazhi i një fytyre të frikshme është krijuar nga tymi që dilte nga Vullkani i Vezuvit në qiellin italian. Fotoja eshte realizuar kur zjarri vullkanik detyronte evakuime në zonat përreth vullkanit.

“Pas mijëvjeçarit u shfaq monstra e Vezuvit”, shkruante Rosario Scotto Di Minico sipër fotos me tym që krijonte imazhin e frikshëm.

Kliko per me shume info

Di Minico tha për “RT” se fotoja ishte shkrepur me celular nga Albarosa Scotto di Minico. Pavarësisht zjarrit dhe tymit që ngrihej larg në qiell, nga vullkani nuk ka shpërthyer llavë.

Italia është përfshirë nga temperatura të larta duke detyruar shërbimet e emergjencës të ndërmarrin 698 operacione shpëtimi. Behet me dije 476 prej operacioneve kishin të bënin me zjarret, më seriozi prej të cilëve ishte në Vullkanin e Vezuvit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here