Tronditet kinemaja, një vit e gjysmë burg për aktorin italian Raul Bova
Aktori i famshëm italian Raul Bova është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga një gjykatë për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë si dhe për evazion fiskal.
Sipas hetimeve nga Prokuroria, nga viti 2005 deri në 2011, Bova kishte paguar një normë të ulët të TVSH-së, ndërsa evazioni kishte shkuar në 700 mijë euro.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, në këtë proces është përfshirë motra dhe ish-gruaja e tij, Chiara Giordano.
Sipas hetimit, Raul Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl.
Megjithatë, kjo masë dënimi do të pezullohet për t’u konvertuar në një formë tjetër dënimi dhe jo në qeli.