Terrorizmi godet sërish, pesë policë të vdekur dhe 6 të plagosur

Bota

Pesë policë egjiptianë u vranë dhe 6 u plagosën këtë të hënë, nga dy shpërthime në gadishullin Sianai.

Pesë efektivët u vranë në qytetin Arish, kryeqyteti i provincës veriore të Sinai, pasi automjeti që lëviznin ra në kontakt me një bombë, citohet burime të sigurisë së Egjiptit nga “Reuters”. Ndërsa tre agjentë të tjerë u plagosën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër makinë ra në kontakt me një bombë të vendosur anë rrugës, duke plaguar kështu edhe tre efektivë. Askush nuk e marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, por dyshohet se ka gisht ISIS.

ME TE LEXUARAT