Të shtëna me armë në Tiranë, 2 të plagosur. Ja gjurma që lanë autorët në vendngjarje

Aktualitet

Policia e Tiranës ka njoftuar një se në orët e fundit të natës së shkuar kryeqytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

Të blutë bëjnë me dije se nga këto të shtëna janë plagosur shtetasit me iniciale Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç. Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët, duke përdorur këtë si një pistë hetimi.

Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përreth me qëllim kapjen e autorit/ve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:

Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.

ME TE LEXUARAT