Tashmë Zonja e Parë, vajza e Metës pas betimit i tërhoqi vëmendjen të gjithëve. Ja çfarë bëri ajo (Foto)

Showbiz

Një ditë më parë u zhvillua ceremonia betimit të Ilir Metës President, ndërsa Zonja e Parë u bë vajza e tij, Bora.

Kjo e fundit, në ceremoni mori vëmendjen e të gjithëve me elegancën dhe paraqitjen e saj. Padyshim, vajza i kishte kushtuar shumë rëndës pamjes së saj, për t’u paraqitur sa më thjesht, por edhe elegante në këtë ceremoni mjaft të rëndësishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flokë të krehur drejt, grim i rregullt dhe i përshtatshëm për moshën, dhe një fustan klasik dhe serioz, i jepnin vajzës së Presidentit pamje elegante, që nuk e kishim parë kurrë te ajo, edhe për faktin sepse prej kohësh studion jashtë dhe qëndron larg mediave dhe në ato herë kur është shfaqur nuk i është dashur të jetë kaq serioze.

Vemendja e madhe ndaj saj, nuk dimë se çfarë ndjesie ka krijuar tek ajo, por momenti pas betimit të të atit dhe përfundimi i ceremonisë, duket se e ka gëzuar Borën.

Ajo ka shkuar në shtëpi, ka pastruar grimin, ka veshur një palë rroba pambuku dhe si një studente që është, pavarësisht që tashmë thuhet që ajo do të jetë Zonjë e Parë, i ka bërë një foto vetes, pa filtër madje, që e ka publikuar…

“Chilling pa make up”, shkruan ajo.

Është aq e re sa nuk ka nevojë as për make up as për filtra, por me siguri me statusin e ri nuk do ta ketë gjithmonë këtë liri.

ME TE LEXUARAT