Statistika, shqiptarët harxhojnë 9.6 milionë GB në muaj

Teknologji

Përdorimi i internetit po njeh rritje të konsiderueshme në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postar në tremujorin e parë të 2017-tës, sasia e trafikut të internetit në rrjetet celulare gjatë tremujorit të parë ishte rreth 9.6 milionë GB.

Ndryshimi tre mujor është plus 4.5%, kurse duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja është plot 26.5%. Këtu futen pajtimtarët që përdorin shërbimin e internetit të kompanive celulare përmes telefonave apo tabletëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 1.85GB internet në muaj, që përbën një rritje të ndjeshme me 140% ose 2.4 herë më shumë krahasuar me konsumin mestar mujor të vitit 2015, transmeton Top Chanel.

Nga ana tjetër numri i pajtimtarëve më aksesBroadBand në internet nga rrjete fikse në tremujorin e parë të 2017, ishte në rreth 266 mijë me rënie të lehtë prej 0.1 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por me një rritje me rreth 7.5 % në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2016.

71% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse ne fund te marsit ishin pajtimtarë me paketa të integruara Telefon, Internet, TV.

ME TE LEXUARAT