Skënderbeu kalon fazën e Europa League, tani kundër Mladas

Sport

Skënderbeu u kualifikua në turin e tretë të Europa Ligës pas një fitoreje të merituar 2-0 kundër Kairat Almati' që shpërbleu stadiumin e tejmbushur të Korçës për sfidën kontinentale.

Vendasve u duhej një barazim pa gola për të eliminuar kazakët por bënë akoma më mirë në një 90 minutësh, ku dominuan edhe pse suksesi i vendos në fraksionin e dytë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Korçarët kishin iniciativën në shumicën e aksioneve por nuk mundën dot të prishin ekuilibrat deri në minutën e 50 kur Sabien Lilaj rrëmbeu një top në kuadratin e Kairatit, duke shënuar në një pozicion të prirët.

Në vëzhgimin e kujdesshëm të trajnerit të ri të Kombëtares, Kristian Panuçi, i njëjti futbollist përkeqësoi situatën kur shkaktoi një faull të evitueshëm duke marrë kartonin e dytë të verdhë e duke lënë fushën.

Në inferioritet numerik, Skënderbeu mbajti supremacinë duke shënuar sërish me një parabol të bukur të Sebino plakut, i aftë ti vidhej mbrojtjes kazake për golin që vulosi kualifikimin.

Skuadra e vetmje shqiptare e mbetur në kupat e Europës, tani do të luajë ndaj ekipit çek Mllada Bolesav, e cila eliminoi Shemrok Rovers.

Kaloi në turin e tretë edhe skuadra tjetër shqiptare jashtë kufijve shtetërorë Shkëndija e Tetovës e cila eliminoi Helsinikin pas barazimit 1-1 në transfertë.

ME TE LEXUARAT