Shqiptari kërcënon të vrasë gruan duke e qëlluar gjashtë herë me thikë

1999
Kliko per me shume info

Një krim në familje është parandaluar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në komunën San Giorgio su Legnano në Itali. “Corriere” raporton se shqiptari me iniciale J.V tentoi të vriste gruan e tij pas një sherri mes tyre.

Raportohet se gruaja 35-vjeçare doli me vrap nga banesa dhe shkoi drejt shtëpisë së motrës së saj, që jeton disa metra më larg. Shqiptari e ndoqi atë nga pas duke mbajtur 6 thika kuzhine dhe duke e kërcënuar me vdekje. Fatmirësisht, gruaja mundi të arrinte në kohë në banesën e motrës dhe mbylli derën.

Kliko per me shume info

Por edhe në këtë pikë, 44-vjeçari qëllonte me grushte dhe me shkelma derën e shtëpisë duke bërtitur dhe duke kërcënuar bashkëshorten. 35-vjeçarja lajmëroi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi shqiptarin me iniciale J.V.

Sipas “Corriere”, 44-vjeçari shqiptar është kunati i Edmond Lleshaj. Ky i fundit konsiderohet si autori kryesor i masakrës së 10 nëntorit 2016 në Canegrate, ku u vranë dy kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit në Legnano për shitjen e heroinës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here