Shmanget tragjedia në azilin e pleqve në Skrapar, flet Ministri

Aktualitet

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj deklaroi se vendi po përballet me një emergjencë për shkak të zjarreve në vend. Ai bëri të ditur se mbrëmjen e sotme është bërë i mundur shmangia e djegies së azilit të pleqve në Skrapar.

"Shqipëria ka qenë e goditur vazhdon të goditet.Kemi pasur rreth 200 raste, 81% e tyre shumë të mëdha.Kryesisht në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Dibrës, Pukës dhe Skraparit.Rreth një orë më parë është vënë në kontroll një zjarr shumë i madh në Skrapar, ka qenë duke u djegur azili i pleqve dhe falë angazhimit të forcave të zjarrëfikëse dhe ushtrisë është shmangur", tha ai për Ora News.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demiraj falenderoi dhe kompaninë Viva për asistimin e saj me dy helikopterë në të gjithë territorin ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.

Ministri tha se shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme dhe po godasin ekonominë dhe sigurinë e vendit.

"Zjarrëvëniet kanë qenë të qëllimshme, pardje kemi pasur djegie të një pjesë të konsiderueshme të hekurudhës Laç-Shkodër ku bëhet një transport intensiv mallrash, duke cënuar jo vetëm ekonominë por dhe sigurinë kombëtare. Jemi në sezon turistik, prezenca e zjarreve afër plazheve dhe vendeve turistike e dëmton rëndë.Duhet që çdo prefekturë dhe bashki të ngrejë një sistem sinjalizimi, vrojtimi dhe lajmërimi në mënyrë që zjarri të kapet në fazat e para", - perfundoi ai.

ME TE LEXUARAT