“Shkrumb e hi”, çfarë ka mbetur pas shpërthimit në resortin më të madh të Velipojës

Aktualitet

Është dashur një orë që zjarrfikëset të lokalizojnë flakët e rëna mëngjesin e sotëm në restorantin e resortit “Fishta” në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Pamjet tregojnë ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit. Policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resortit Besnik Zejnuni 55-vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19-vjece (jashtë rrezikut për jetën) Hektor Zenunaj 33 vjeç do kurohen në QSUT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Resorti turistik “Fishta” në Velipojë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

ME TE LEXUARAT