Shalqiri mbetet stok, fermerët shqiptarë kërkojnë ndihmë

Aktualitet

Fermerët e Imshtës, fshat në njësinë administrative Bubullimë të Bashkisë së Lushnjes kanë mbjellë 400 hektarë tokë me shalqi këtë verë.

Por ata që njihen edhe si prodhuesit më të mëdhenj janë duke u përballur me vështirësitë e tregut. Çmimi i shalqirit nuk shkon as në 3 lekë për kilogram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fermerit Feçorr Musa, prodhimi jo vetëm që nuk shitet, por tashmë e ka kaluar pjekjen teknike dhe nuk vlen më për në treg.

Ai tregon se ka shpenzuar rreth 400 mijë lekë për fidanet dhe shërbimet e tjera dhe ka fituar vetëm 50 mijë. Prodhimi i është prishur.

“S’e kemi këputur më përpara se nuk kemi patur ku ta çojmë. Po u këput duhet shitur. Ne nuk kemi treg, nuk vjen tregtari ta marrë dhe nuk e dimë shkakun”, thotë ai.

Në Imshtë zgjidhjen e presin nga institucionet duke propozuar rregullimin afatgjatë të tregut, ose bashkimin e fermerëve, apo mbledhjen e prodhimeve në pikat e mëdha të grumbullimit.

“Tregtari s’ka pse vjen e merr tek unë mallin, le ta marrë tek pika e grumbullimit. Kështu ruhet edhe çmimi dhe garantohet shitja e mallit. Kosto vete 50 lekë, ne po e shesim 30 lekë”, thonë fermerët.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë që të shmanget abuzimi me çmimet në treg dhe mbetja në parcelë e prodhimit./top channel

ME TE LEXUARAT