Selami: Ju tregoj bisedën me Berishën pasi shpalla kandidaturën, çfarë i thashë për Bashën

Aktualitet

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Eduard Selami nuk e quan veten e tij krijesë të Berishës, por thotë se ishin rrethanat ato që e krijuan.

Si rival i Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, Selami tregon edhe bisedën që ka bërë me Berishën fill pasi ka shpallur kandidaturën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Takimin e kërkoi zoti Berisha, por ishte një takim si të tjerët, siç unë takohem rregullisht me të. Berisha më tha se është një moment i mirë për këtë lëvizje, dhe më pas vendosi kryesia. Më tha do mbaj pozicion neutral.

Unë i thashë mund ta shprehni preferencën tuaj, me sa di unë është Lulzim Basha dhe i thashë mund ta mbështesësh. Kjo është biseda që është bërë. Unë kam besim tek demokratët e thjeshtë me atë votim të fshehtë që do bëhet”,- shtoi Selami.

ME TE LEXUARAT