Rritja e çmimit të ujit, Luan Rama: LSI nuk është pjesë e asnjë pazari...

Politikë

LSI nuk është pjesë e asnjë pazari ne lidhje me rritjen e cmimit te ujit te pijshem ne Tirane. Kështu deklaroi në një lidhje telefonike në News24, zv.kryetari i LSI-së Luan Rama në lidhje me çështjen e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Ai tha se LSI është pjesë e shqetësimit qytetar dhe se ka dhjetëra mënyra për rritjen e të ardhurave të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do te kthehemi në mbledhje vetëm kur të bindemi që mbrohet dhe i shërbehet interesit qytetar. LSI nuk është pjesë e asnjë pazari! LSI është pjese vetëm e shqetësimit qytetar! Është skandaloze që UKT nuk faturon dot më shumë se sa 30% të konsumimit të ujit. Ka një mijë mënyra se ku mund të rriten të ardhurat e kësaj ndërmarrjeje. Ne do jemi pjesë e reformimit të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Luan Rama.

Ai theksoi se LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi. “Nuk mund të jetë ky propozimi bazë. Nëse pas një procesi transparent reflektohen propozimet tona dhe natyrisht duke diferencuar çmimet për bizneset…LSI nuk do t’i braktisë qytetarët për asnjë lloj interesi”, deklaroi Luan Rama.

ME TE LEXUARAT