Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, dorëhiqet kryetari i kësaj partie

Politikë

Themeluesi dhe drejtuesi i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD.

Bilal Kola, përmes një statusi në rrjetet sociale ai thotë se vendimi ka ardhur pas një reflektimi të thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Bilal Kolas në facebook

Te dashur Miq!

Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!

Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!

Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.

Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD. Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.

Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!

Me mirenjohje te thelle,

Juaji Bilal Kola

ME TE LEXUARAT