LSI kundër Ramës, Vasili: Zgjedhjet më 16 korrik, datë normale jo e jashtëzakonshme

Politikë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ne ndryshim nga Rama, tha se paketa McAllister dhe ajo e integruar amerikane është tërësisht dhe e pranueshme për të gjithë.

Vasili shton se paketa McAllister ka si datë për zhvillimin e zgjedhjeve 16 korrik dhe se kjo datë nuk cenon krijimin e Parlamentit të ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Patëm mundësi të zhvillomin një dialog më të gjerë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm në mënyrë të detajuar për produktin e negociatave mes PS-së dhe PD-së. Ne vazhdojmë të jemi të bindur dhe të palëkundur se paketa McAllister duhet zbatuar. Ishte një paketë që duhej pranuar që në momentin që u bë publike.

Asnjëherë nuk është vonë. Krijon besim për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi kryesor është vlerësimi i momentin pasi çdo minutë kohe e humbur është një minutë në dëm të vendit.

Paketa McAllister ka një datë zgjedhjesh që është data 16 korrik. Është një datë normale dhe jo e jashtëzakonshme. Është një limit i arsyeshëm në kohë në raport me detyrimet për ngritjen e Parlamentit të ri. Paketa McAllister për mua dha një zgjidhej që ishte e arsyeshme.

Paketa ishte një paketë e integruar e mbështetur edhe nga partnerët amerikanë. Unë shpresoj që nisur nga përgjegjshmëria e duhur dhe duke pasur në duar një kompromis të shkëlqyer besoj se do të jetë i dobishëm për të gjithë dhe nuk besoj se ka arsye për të mos u arritur. Paketa McAllister është shumë e qartë", beri me dije kreu i LSI.

ME TE LEXUARAT