Policia operacion në Shkodër, sekuestrohen 4 kg heroine, trafikantët shpallen në kërkim

Kliko per me shume info

Policia e Shkodrës ka finalizar operacionin e koduar “Bukoviç”, duke sekuestruar 4 kilogramë e 124 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe me kapjen e 32 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kështu, të blutë bënë me dije se ka shpallur në kërkim  dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike.

Kliko per me shume info

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, që patrullojnë në vijën e gjelbër është marrë informacion në rrugë operative se në vendin e quajtur “Bukoviç”, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, rreth 100-150m larg kufirit të gjelbër, dy shtetas po transportonin lëndë narkotike në drejtim të Malit të Zi.Shërbimet e Policisë Kufitare menjëherë janë vënë në ndjekje të tyre si dhe kanë kërkuar mbështetje me forca të tjera ku është njoftuar edhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.Dy shtetasit që po transportonin lëndën narkotike sapo kanë diktuar se po ndiqeshin nga Policia kanë braktisur lëndën narkotike dhe duke përfituar nga terreni i vështirë malor dhe me shkurre të dendura, kanë arritur ti shpëtojnë ndjekjes së Policisë.Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje dy thasë ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe pas peshimit rezultuan me peshë 32 kilogramë Cannabis Sativa.Gjithashtu në afërsi të thasëve u gjetën dhe dy qese plastmasi me lëndë narkotike, ku pas peshimit rezultuan 4 kilogramë 124 gr të llojit Heroinë.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve të para hetimore , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë shpallur në kërkim dy të rinj nga Shkodra ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.Po vijon puna për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.Materialet iu referuan Prokurorisë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”mbetur në tentativë dhe në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/a e 22 e 25 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here