Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

1240
Kliko per me shume info

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në fshatin Jahoc, kanë mbetur të vdekur dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes viktima K.M së pari e ka vrarë personin tjetër P.M, e më pas e ka vrarë edhe veten, citon zeri.

Kliko per me shume info

Komunikata e plotë nga Policia e Kosovës:

Sot me datë 16. Korrik 2017 rrethë orës 18: 55 minuta, Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit

është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima.

Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

1.P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar

2.K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin

M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here