Mbytet në plazhin e Durrësit 20-vjecari nga Kukësi

Aktualitet

plazh-durresNjë i ri 20-vjecar është mbytur ditën e sotme në det, teksa po pushonte me shokët në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në sektorin “Apollonia” të plazhit të Durrësit.

Policia ka thene se 20-vjeçari, Ismail Peposhi nga Kukësi së bashku me dy shokë kishin dalë në det me një mjet lundrues. Ai ka qenë duke u larë në det kur ka shfaqur probleme dhe nuk ka arritur te dale nga uji.

Te riun e kanë nxjerrë në breg, ndërsa efektivat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë por ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

20-vjecari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo eshte viktima e pare e ketij sezoni ne plazhet shqiptare.

ME TE LEXUARAT