Plas sherri në Budva, shqiptari ngacmon modelen serbe por më pas…

Soft

Starleta Tamara Djuric është një nga të ashtuquajturat bukuroshe serbe, e cila duket se ka shkaktuar një incident të padëshiruar me një shqiptar, teksa pushonte në Budva. Vajza ka qenë në praninë e miqve të saj, teksa i ka tërhequr vëmendjen një shqiptari.

Ky i fundit i është afruar për ta takuar dhe për të folur me të, por miqtë e Starletës, siç raportojnë mediat serbe, e kanë dhunuar shqiptarin dhe ai është detyruar të largohet pa e menduar më gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të nesërmen, gjithmonë sipas mediave serbe, shqiptari u ka kërkuar falje miqve të serbes dhe u ka kërkuar atyre që t’ia çojnë vajzën në jahtin e tij, për të pranuar faljen.

Më pas i ka ftuar në jahtin e vet, por me kusht që të çonin edhe Tamarën. Ajo nuk dinte gjë dhe kur ka hipur në jaht dhe ka parë shqiptarin, ishte habitur shumë. Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i ka thënë se dëshironte ti falte jahtin, por vajza nuk ka pranuar”, – ka thënë një burim për gazetën serbe “Alo”.

Vetë vajza nuk është prononcuar në lidhje me këtë incident, vërtetësinë e së cilit e vëmë në pikëpyetje. Gjithmonë nëse nuk është një tjetër histori e shpikur nga serbët.

ME TE LEXUARAT