Plagosi aktorin tek “Partizani’’, policia kap atentatorin dhe bashkëpunëtorin (Foto)

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar disa orë orë pas atentatit të së enjtes pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 Dëshmorët”, Miklar Tolën, si autorin e plagosjes së aktorit Mishel Manokut (Prela).

Mësohet se bashkë me 31-vjecarin u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij Ervin P, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Sipas Policisë, Tola kishte qëlluar 8 herë mbi objektivin, duke e lënë plagosur aktorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I plagosuri kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu, ku ishte dënuar me 4 vjet, pas një plagosjeje të kryer në vitin 2014.

Mishel Manoku ka qenë protagonist kryesor në rolin e Saimirit, filmin me emrin të njëjtin emër, të regjisorit italian Francesko Munzi.

ME TE LEXUARAT